Haradinaj refuzon çdo takim me Kurtin: Ata që e mbështesin vazhdimin e qeverisjes së tij, i bëjnë dëm Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk janë ftuar në takim konsultativ nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Nuk i shkojmë [në takim]”, tha Haradinaj në një deklaratë për KosovaPress të martën më 8 prill Sipas Haradinajt, ata që e mbështesin qeverisjen e Kurtit, bëjnë “një dëm të madh për

Haradinaj refuzon çdo takim me Kurtin: Ata që e mbështesin vazhdimin e qeverisjes së tij, i bëjnë dëm Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk janë ftuar në takim konsultativ nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk i shkojmë [në takim]”, tha Haradinaj në një deklaratë për KosovaPress të martën më 8 prill

Sipas Haradinajt, ata që e mbështesin qeverisjen e Kurtit, bëjnë “një dëm të madh për vendin”.

Gjatë ditës së hënë u bë e ditur se Kurti ka ftuar për takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.