Haribo tërhiqet nga supermarketet në Holandë/ Shkak, prania e kanabisit në përmbajtje

Haribo ka tërhequr  mijëra pako të saj nga supermarketet dhe pikat e tjera të shitjes së tyre në Holandë pas raportimeve që në përbërjen e tyre kishte Kanabis. Qindra persona kishin raportuar se ndiheshin keq pasi kishin ngrënë nga një pako 1 kilogramshe e Haribo e njohur si “Happy Cola Fizz”.Shumica e ankesave erdhën nga [...]Read More...

Haribo tërhiqet nga supermarketet në Holandë/ Shkak, prania e kanabisit në përmbajtje

Haribo ka tërhequr  mijëra pako të saj nga supermarketet dhe pikat e tjera të shitjes së tyre në Holandë pas raportimeve që në përbërjen e tyre kishte Kanabis.

Qindra persona kishin raportuar se ndiheshin keq pasi kishin ngrënë nga një pako 1 kilogramshe e Haribo e njohur si “Happy Cola Fizz”.Shumica e ankesave erdhën nga prindër të cilët thane se fëmijët e tyre nuk ishin mire pasi konsumuan këto karamele.

Agjencia Holandeze për Sigurinë ushqimore raportoi se pas ankesave të bëra ata morën mostra të këtyre karameleve ku u tregua se brenda tyre kishte kanabis.

Haribo  deklaroi pas inspektimit se siguria e konsumatorëve ishte prioriteti i tyre dhe prandaj kishte vendosur të tërhiqte paketimin 1 kilogramsh nga shitja në mënyrë të menjëhershme.

Kompania deklaroi se po e shqyrtonte incidentin me seriozitet.

Në Holandë përdorimi I kanabisit është i legalizuar për personat e rritur dhe ai gjendet edhe tek ëmbëlsira të tilla si keku biskotat dhe artikuj të tjerë. Megjithatë Kanabisi është i ndaluar në mënyrë kategorike që të përdoret në produkete të cilat i konsumojnë fëmijët sic eshte edhe rasti me karamelet Haribo.