Harresa s’është gjithmonë nga mosha: Ja faktorët që ndikojnë në tru
Me kalimin e moshës, truri humbet masë në korteksin prefrontal dhe hipokampus, duke ndikuar në kujtesë dhe vendimmarrje. Por, sipas mjekëve, harresa nuk lidhet gjithmonë me plakjen. Dr. Eliz Kakapolo, neuropsikologe në Universitetin “Columbia”, thekson se stresi, depresioni, infeksionet dhe disa barna të zakonshme mund të dëmtojnë kujtesën. Dr. Brenna Ren nga Universiteti i Nevadës […] The post Harresa s’është gjithmonë nga mosha: Ja faktorët që ndikojnë në tru appeared first on Sinjali.
Me kalimin e moshës, truri humbet masë në korteksin prefrontal dhe hipokampus, duke ndikuar në kujtesë dhe vendimmarrje. Por, sipas mjekëve, harresa nuk lidhet gjithmonë me plakjen.
Dr. Eliz Kakapolo, neuropsikologe në Universitetin “Columbia”, thekson se stresi, depresioni, infeksionet dhe disa barna të zakonshme mund të dëmtojnë kujtesën. Dr. Brenna Ren nga Universiteti i Nevadës shton se pacientët duhet të njoftojnë mjekun për çdo ilaç që marrin, pasi kombinimi i disa barnave mund ta përkeqësojë problemin.
Barnat që ndikojnë më shumë janë: benzodiazepinat, statinat, beta-bllokuesit, opioidet dhe barna për gjumë.
Sipas ekspertëve, ushqyerja e shëndetshme, gjumë i mjaftueshëm, reduktimi i stresit dhe dëgjimi i mirë janë çelësi për ruajtjen e kujtesës.
Një studim në Nature tregon se multitaskingu – përpjekja për të bërë disa gjëra njëherësh – ul përqendrimin dhe aftësinë për të mbajtur mend, madje edhe te të rinjtë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Harresa s’është gjithmonë nga mosha: Ja faktorët që ndikojnë në tru appeared first on Sinjali.