Haziri i prerë: LDK nuk ndryshon vendimin e fundit, s’e votojmë kandidaten e VV’së për kryetare Kuvendi
“LDK nuk ndryshon vendimin e fundit”, tha deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri. Haziri konfirmoi se as në seancën e sotme nuk do ta votojnë kandidaten e VV’së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, raporton gazeta Blic. Këtë e tha edhe Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së. Albulena Haxhiu, kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, nuk arriti
“LDK nuk ndryshon vendimin e fundit”, tha deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri.
Haziri konfirmoi se as në seancën e sotme nuk do ta votojnë kandidaten e VV’së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, raporton gazeta Blic.
Këtë e tha edhe Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së.
Albulena Haxhiu, kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, nuk arriti të sigurojë më shumë se 57 vota, në seancën e të shtunës
Tashmë, gjithë vëmendja është drejtuar tek seanca që do të mbahet sot, duke filluar nga ora 15:00, ku Haxhiu dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) shpresojnë të kalojnë këtë fazë.
Por, edhe nga AAK-ja e PDK-ja kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrim, pra as sot nuk do të votohet Albulena Haxhiu.