Haziri një ditë para seancës konstituive të Kuvendit: Republika është mbi të gjithë ne

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se “Republika është mbi të gjithë ne”. Haziri tha se themeluesit e Republikës e përveç pavarësisë e sovranitetin e kanë të rëndësishëm kujdesin edhe ndaj demokracisë. Derisa shtoi se

Haziri një ditë para seancës konstituive të Kuvendit: Republika është mbi të gjithë ne

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se “Republika është mbi të gjithë ne”.

Haziri tha se themeluesit e Republikës e përveç pavarësisë e sovranitetin e kanë të rëndësishëm kujdesin edhe ndaj demokracisë.

Derisa shtoi se “nga kjo legjistraturë kërkohet që prapë t’i kthehemi rolit dhe vendimeve të vështira politike për Republikën”.

“Themeluesit e Republikë po aq sa e kanë të rëndësishëm kujdesin ndaj Pavarësise e sovranitetit, e kanë edhe demokracinë e Kosovës. Nuk doli e mjaftueshme që të bëhesh vetëm gardian i Republikës e në dëm të demokracisë”.

“Duhet përgjegjësi dhe udhëheqje me guxim, që të garantohet mos-cenimi i aspiratave që u sublimuan më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haziri.