“Hesht, njeri i vogël!”/ Elon Musk përplaset me ministrin e Jashtëm polak për Starlink në Ukrainë
Elon Musk është përplasur me ministrin e Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, i cili “guxoi” të komentojë mbi koston e Starlink në Ukrainë, kompania e miliarderit amerikan dhe për të cilën Polonia paguan koston. Shkëmbimi i “nxehtë” i fjalëve filloi pas një postimi të Musk, i cili shkruante se ukrainasit nuk do të ishin në gjendje [...]Read More...

Elon Musk është përplasur me ministrin e Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, i cili “guxoi” të komentojë mbi koston e Starlink në Ukrainë, kompania e miliarderit amerikan dhe për të cilën Polonia paguan koston.
Shkëmbimi i “nxehtë” i fjalëve filloi pas një postimi të Musk, i cili shkruante se ukrainasit nuk do të ishin në gjendje të luftonin kundër Rusinë pa Starlinks. Ky postim solli reagimin e ministrit polak, i cili vuri në dukje se Polonia paguan 50 milionë dollarë në vit për shërbimin e Starlink në Ukrainë.
“Starlinks për Ukrainën paguhen nga Ministria Polake e Dixhitalizimit me një kosto prej rreth 50 milionë dollarë në vit. Pavarësisht nëse është etike të kërcënosh viktimën e agresionit, nëse Space X rezulton të jetë një ofrues jo i besueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë ofrues të tjerë“, shkroi ministri.
Starlinks for Ukraine are paid for by the Polish Digitization Ministry at the cost of about $50 million per year.
The ethics of threatening the victim of aggression apart, if SpaceX proves to be an unreliable provider we will be forced to look for other suppliers. https://t.co/WaJWCklgPE
— Radosław Sikorski (@sikorskiradek) March 9, 2025
Musk u përgjigj në mënyrë agresive: “Hesht, burrë i vogël. Ju paguani një pjesë shumë të vogël të kostos. Dhe nuk ka asnjë zëvendësues për Starlink”.
Be quiet, small man.
You pay a tiny fraction of the cost.
And there is no substitute for Starlink.
— Elon Musk (@elonmusk) March 9, 2025
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio gjithashtu ndërhyri, duke kritikuar ministrin polak dhe duke i kërkuar që të thotë faleminderit.
“Askush nuk kërcënoi se do t’i ndërpresë aksesin Ukrainës në Starlink. Dhe thuaj faleminderit sepse pa Starlink Ukraina do ta kishte humbur luftën shumë kohë më parë dhe rusët tani do të ishin në kufirin e Polonisë”, shkroi Rubio.
Just making things up.
No one has made any threats about cutting Ukraine off from Starlink
And say thank you because
without Starlink Ukraine would have lost this war long ago and Russians would be on the border with Poland right now https://t.co/ImeiHFgaaw
— Marco Rubio (@marcorubio) March 9, 2025