Hetimet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës: E kam lënë në duart e drejtësisë
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë pas tre orësh nga Prokuroria e Tiranës, ku u pyet në lidhje me aeroportin e Vlorës. Në një komunikim të shkurtër për mediat, Pacolli tha se beson në drejtësi dhe në vendimet e gjyqësorit, ndërsa shtoi se aeroporti i Vlorës do të bëhet dhe do të jetë më i bukuri. […] The post Hetimet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës: E kam lënë në duart e drejtësisë appeared first on Ditar.al.
 
                                Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë pas tre orësh nga Prokuroria e Tiranës, ku u pyet në lidhje me aeroportin e Vlorës.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, Pacolli tha se beson në drejtësi dhe në vendimet e gjyqësorit, ndërsa shtoi se aeroporti i Vlorës do të bëhet dhe do të jetë më i bukuri.
“Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar me duket se është e drejtë që të shkoi dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve.
Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne i jemi përgjigjur kallëzimit të tyre.
Isha këtu për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj disa personave që ju e dini ndaj kujt, dhe un isha si person i informuar, për të plotësuar ose për të dhënë informata për këtë çështje.
Këtu nuk ka të bëjë asgjë qeveria. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Nuk ka qeveria këtu asgjë.
Unë e kam lënë në duart e drejtësisë dhe unë besoj shumë në vendimet gjyqësore dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore. Cdo gjë është në rregull, aeroporti po bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha Pacolli pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
Burime për mediat bëjnë me dije se Pacolli u pyet si person që ka dijeni për konfliktin me aksionerin Valon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
The post Hetimet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës: E kam lënë në duart e drejtësisë appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
  