Historike, Kosova përparon për 7 pozita në ranglistën e FIFA-s
FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve për muajin tetor, ku Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim të ndjeshëm. “Dardanët” janë ngjitur për shtatë pozita dhe tani renditen në vendin e 84-t në botë. Ky progres vjen pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit – fitores historike ndaj Suedisë dhe barazimit me Slloveninë, […]


FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve për muajin tetor, ku Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim të ndjeshëm.
“Dardanët” janë ngjitur për shtatë pozita dhe tani renditen në vendin e 84-t në botë.
Ky progres vjen pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit – fitores historike ndaj Suedisë dhe barazimit me Slloveninë, që e kanë përmirësuar dukshëm koeficientin e Kosovës në listën e FIFA-s.