Milani i pamëshirshëm! Allegri: Tani na ndaloni po deshët

Pas fitores së Milanit kundër Fiorentinës, trajneri Massimiliano Allegri foli për mediat dhe ndau mendimet e tij mbi performancën e kuqezinjve. Falë këtij suksesi, Milani ngjitet në krye të renditjes në Serie A me 16 pikë. Edhe pse loja nuk ishte më bindësja e mundshme, duke marrë parasysh numrin e madh të mungesave për shkak […]

Milani i pamëshirshëm! Allegri: Tani na ndaloni po deshët

Pas fitores së Milanit kundër Fiorentinës, trajneri Massimiliano Allegri foli për mediat dhe ndau mendimet e tij mbi performancën e kuqezinjve.

Falë këtij suksesi, Milani ngjitet në krye të renditjes në Serie A me 16 pikë. Edhe pse loja nuk ishte më bindësja e mundshme, duke marrë parasysh numrin e madh të mungesave për shkak të dëmtimeve, Allegri u shfaq i kënaqur me rezultatin dhe reagimin e skuadrës, transmeton ORAinfo.

Duke folur për DAZN, trajneri theksoi se skuadra luajti një ndeshje të mirë, pavarësisht golit të pësuar:

“Deri në momentin që shënuam, nuk kishim lejuar asnjë goditje në portë. Pësuam një gol që mund ta shmangnim, por më pëlqeu reagimi i lojtarëve. Nuk ishte e lehtë dhe jemi të lumtur për këtë.”

Sa i përket rolit të Rafael Leaos si sulmues qendror, Allegri u shpreh:

“Kur hyri Gimenez, Leao u ndje më i lirë. Megjithatë, duhet të mësojmë të luajmë edhe pa një qendërsulmues të mirëfilltë. Fofana bëri një punë të shkëlqyer në mesfushë, sidomos në pjesën e dytë.”

Në lidhje me penalltinë, trajneri konfirmoi se vendimi ishte marrë paraprakisht:

“Nuk pati konfuzion. I thashë Rafës të marrë penalltinë – i ka stërvitur mirë dhe bëri punë të shkëlqyer. Edhe Fofana është gjuajtës i mirë, por duhet të përmirësojmë saktësinë në këtë aspekt.”

Allegri sqaroi gjithashtu pse Santiago Gimenez nuk u aktivizua nga fillimi:

“Nëse do të ishe ti në stol, ndoshta do ta kishe nisur me Gimenez,” – tha me shaka drejtuar Vierit. – “Por më duhej të lexoja ndeshjen. Pas kartonit të verdhë të Athekame vendosa të fus Gimenez dhe funksionoi.”

Në fund, trajneri theksoi rëndësinë e fitores, por edhe nevojën për të qëndruar me këmbë në tokë:

“Nuk po dërgojmë mesazhe, por po bëjmë hapa të rëndësishëm. Duhet të shijojmë këtë fitore dhe të rifitojmë energjitë për ndeshjet e ardhshme. Shpresoj që Loftus dhe Nkunku të rikuperohen deri të premten.”

Milani do të përballet me Pizën në ndeshjen e radhës, e cila është planifikuar të zhvillohet të premten në mbrëmje, një orar jo i zakonshëm për kuqezinjtë, por që lidhet me kalendarin e ngjeshur të javës së ardhshme. /ORAinfo/