Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
Për herë të parë në historinë e qytetit të Trentos, tre qytetarë me origjinë shqiptare janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Bashkiak The post Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se për herë të parë në historinë e qytetit të Trentos, në Itali tre qytetarë me origjinë shqiptare janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke shënuar një moment historik për integrimin dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Itali, përcjell albinfo.ch.
Ata janë: Xheik Shero, Spartak Malaj dhe Kristofor Ceko.
Këta emra shqiptarë do të jenë zërat e rinj që do të përfaqësojnë jo vetëm qytetarët e Trentos, por edhe mijëra shqiptarë që prej vitesh kontribuojnë në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të këtij qyteti verior italian.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan ditën e djeshme. Kryetari aktual i bashkisë, Franco Ianeselli, siguroi një tjetër mandat, dhe menjëherë pas fitores shprehu falënderimet për të gjithë qytetarët dhe mbështetjen e gjerë që reflektoi një dëshirë të qartë për vazhdimësi dhe përfaqësim të drejtë.
The post Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali appeared first on Albinfo.