Hoxha takohet me Vitagliano nga Karabinieria Italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar gjeneralin e brigadës z. Gianluca Vitagliano, komandant i Njësisë së Karabinierëve Kundër Falsifikimit të Monedhave, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Takimi ishte i një karakteri njoftues dhe bashkëpunues në fusha të ndryshme, e


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar gjeneralin e brigadës z. Gianluca Vitagliano, komandant i Njësisë së Karabinierëve Kundër Falsifikimit të Monedhave, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
Takimi ishte i një karakteri njoftues dhe bashkëpunues në fusha të ndryshme, e në veçanti në luftimin e dukurive kriminale, që ndërlidhen me krimin e organizuar, falsifikimin e parave dhe krimet kibernetike.
Takimi rezultoi me diskutim të frytshëm për rritje të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të organizatave, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në arritjen e synimeve të përbashkëta të luftimit të formave të ndryshme të krimit dhe rritjes se sigurisë.