Humbje në tregjet e aksioneve/ Trump nuk tërhiqet nga tarifat: Ndonjëherë duhet të merrni ilaçe
Tregjet globale të aksioneve thelluan humbjet të hënën, ndërsa presidenti amerikan DonaldTrumpka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga tarifat gjithëpërfshirëse që kanë tronditur tregtinë globale. tregjet u tronditën më tej pasi Kina njoftoi se do të hakmerret duke vendosur tarifa 34% për të gjitha importet e SHBA. Nga Avioni i tij Air Force One [...]Read More...

Tregjet globale të aksioneve thelluan humbjet të hënën, ndërsa presidenti amerikan DonaldTrumpka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga tarifat gjithëpërfshirëse që kanë tronditur tregtinë globale. tregjet u tronditën më tej pasi Kina njoftoi se do të hakmerret duke vendosur tarifa 34% për të gjitha importet e SHBA.
Nga Avioni i tij Air Force One Kreu i Shtepise se Bardhe deklaroi se ndonjehere “duhet te merrni ilace” duke iu referuar keshtu renies ne bursat boterore ndersa insistoi se vendi i tij do te fuqizohej nga keto tarifa.
Aksionet europiane ranë me gati 5% këtë fillim jave ose e thene ndryshe pesuan nje fshirje te 890 miliarde eurove , teksa të njëjtin trend ndoqën edhe aksionet amerikane. Nën presionin e tarifave, edhe aksionet në tregun aziatik pësuan humbje të thellë.
Ekonomitë aziatike janë edhe ndër më të goditurat nga tarifat reciproke me Vietnamin qëtarifohet në masën 46%, Kinën 34%, Kamboxhia 49%. Këto ekonomi luajnë një rol kyç në zinxhirët e furnizimit të kompanive ndërkombëtare.
Ndërkohë euro pa një rritje të hënën kundrejt dollarit amerikan me 0.6%. Javën e kaluar monedha europiane arriti nivelin më të lartë të gjashtë muajve.
Efektet vijojnë të përcillen në tregjet e naftës pasi çmimet u ulën më tej. Kontratat feature të naftës brentranë me mbi 2 dollarë duke zbritur në 63.5 dollarë për fuçi të hënën. Nafta është ulur me gati 15% përgjatë pesë ditëve të fundit si pasojë e luftës tregtare dhe rreth 30% kundrejt një viti më parë kur njëfuçi kushtonte 90 dollarë.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe frika më e madhe është se lufta tregtare do tëçojë në recesion global. Organizmat ndërkombëtar kanë filluar të ulin parashikimet për ecurinë e ekonomisë botërore duke listuar tarifat si rrezikun kryesor.
Edhe tregu i kriptovalutave po luhatet me shpejtësi nga vendosja e tarifave të reja. Bitcoin ra me më shumë se 8% brenda 24 orëve duke zbritur në 76.2 mijë dollarë të hënën.
/ abcnews.al