Arrestohet avokati Ulian Barjami pas debatit me prokurorin në gjykatë, reagon Dhoma e Avokatisë

Një përplasje në sallën e gjyqit mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit Gjergji Ceka ka përfunduar me arrestimin e avokatit, ngjarje që ka ngritur shqetësim dhe reagim të fortë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare, Barjami është arrestuar në Elbasan me akuzat për “Kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim dhe goditje […] The post Arrestohet avokati Ulian Barjami pas debatit me prokurorin në gjykatë, reagon Dhoma e Avokatisë appeared first on Ditar.al.

Arrestohet avokati Ulian Barjami pas debatit me prokurorin në gjykatë, reagon Dhoma e Avokatisë

Një përplasje në sallën e gjyqit mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit Gjergji Ceka ka përfunduar me arrestimin e avokatit, ngjarje që ka ngritur shqetësim dhe reagim të fortë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare, Barjami është arrestuar në Elbasan me akuzat për “Kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit”, dhe “Kanosje të gjyqtarit”, pas një debati të ashpër gjatë një seance për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në një operacion të zhvilluar më 13 tetor.

Gjatë seancës, avokati Barjami ka kundërshtuar ashpër provat e paraqitura nga prokurori Ceka ndaj klientit të tij, Maksim Suçi, duke i cilësuar si të falsifikuara dhe duke paralajmëruar një kallëzim penal ndaj prokurorit. “Me ty do të merrem personalisht”, mësohet të ketë qenë një nga deklaratat që nxiti reagimin e prokurorit, i cili sipas Dhomës së Avokatisë, iu përgjigj në mënyrë të ngjashme, duke thënë: “Ti do të arrestohesh.”

Avokati u thirr të nesërmen në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për “disa sqarime”, por më pas u ndalua si i dyshuar për veprat penale të lartpërmendura.

Në një reagim zyrtar, Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, dënoi ashpër arrestimin, duke e konsideruar një shkelje të rëndë të të drejtave të avokatit në ushtrimin e detyrës së tij.

“Kemi të bëjmë me arrestimin e një avokati për deklaratat që ai bën në sallën e gjyqit në kuadër të mbrojtjes së klientit të tij. Ky është një akt i paprecedentë dhe një shkelje e fjalës së lirë në sallën e gjyqit,” – thuhet në deklaratën zyrtare.

Dhoma e Avokatisë i bëri thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndërhyjnë urgjentisht për të hetuar rastin, duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje të hapur të shtetit ligjor.

Përplasja ndodhi gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për 14 persona të arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Ndër të arrestuarit ishte edhe Maksim Suçi (alias Lika), klienti i Barjamit, i cili njihet si mik i Emiljano Shullazit. Suçit iu caktua masa “arrest me burg”.

Barjami ka kundërshtuar një provë me video, ku sipas tij, klienti nuk shihet duke ushtruar dhunë ndaj policisë, ndërsa procesverbali përshkruante të kundërtën. Nga kjo pikë nisi edhe përplasja mes tij dhe prokurorit Ceka, që përfundoi me arrestimin e avokatit një ditë më pas.

Reagimi i plotë i Dhomës së Avokatisë:

Avokati kundërshton provat e falsifikuara në gjykim, Prokurori e arreston për kanosje!

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit.

Nga sa Dhoma e Avokatisë ka marrë dijeni, rezulton se një përballje e armëve të barabarta në sallën e gjykimit, sipas ligjit, ka përfunduar në një abuzim të atributeve të prokurorit, duke mos pranuar debatin gjyqësor, por duke urdhëruar prangosjen e avokatit Ulian Barjami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tirnaë.

Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.

Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.

Dhoma e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillitt ë Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht për këtë rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit.

Kjo, pasi Dhoma, duke u bazuar në kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ende beson se jemi Republika e Shqipërisë – një shtet me drejtësi të bazuar në prova dhe fakte – dhe jo në një “Republikë të Prokurorëve”.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Prof. Dr. Maksim Haxhia

Rrethanat e Faktit:

Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka.

Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.

Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”

Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.

Seanca vijoi e qetë dhe përfundoi normalisht, pa asnjë debat apo diskutim mes palëve.

Prokurori Ceka nuk e la me kaq dhe, me sa duket, ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, me qëllimin në vetvete për ta arrestuar, ashtu siç deklaroi në seancë.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot, më datë 18.10.2025, në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, duke i thënë në telefon fillimisht se duhej të jepte vetëm disa sqarime.

Pas shumë orësh i mbajtur në komisariat, në orët e pasdites, rreth 15:00 – 15:30, punonjësja e policisë Zmeralda Mehilli ndalon me iniciativë avokatin Barjami si të dyshuar për veprat penale:

•             “Kanosja për shkak të detyrës”,

•             “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe

•             “Kanosja e gjyqtarit”,

pasi, sipas saj, ka kërcënuar prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprime hetimore.

Procesverbali është shkruar dhe nënshkruar nga OPGj-ja Mehilli, sikur është kryer shumë kohë më pas, në orën 17:40, ndërkohë që ndalimi realisht është kryer në orën 15:00.

The post Arrestohet avokati Ulian Barjami pas debatit me prokurorin në gjykatë, reagon Dhoma e Avokatisë appeared first on Ditar.al.