I ndaluar në BE, kimikati TCE sjell rrezik të lartë për zhvillimin e Parkinsonit
Një studim i ri ka zbuluar se njerzit që kalojnë vite duke thithur një kimikat i cili është i ndaluar në Bashkimin Evropian, mund të jenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, raporton Euronews. Tri-kloroe–tileni (TCE) është një tretës industrial që përdoret për të pastruar metalet nga yndyra dhe për pastrimin kimik të rrobave , por […]


Një studim i ri ka zbuluar se njerzit që kalojnë vite duke thithur një kimikat i cili është i ndaluar në Bashkimin Evropian, mund të jenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, raporton Euronews.
Tri-kloroe–tileni (TCE) është një tretës industrial që përdoret për të pastruar metalet nga yndyra dhe për pastrimin kimik të rrobave , por që nga viti 2016 ka qenë i paligjshëm në BE.
Në Shtetet e Bashkuara, ku u krye studimi, u tha se ky kimikat përhapet lehtësisht në ajër dhe mund të gjendet gjithashtu në tokë dhe ujë.
TCE është lidhur më parë me Parkinsonin, një sëmundje degjenerative të trurit që lidhet me moshën.
Pasi morën parasysh faktorë të tjerë rreziku, njerëzit me ekspozimin më të lartë ndaj TCE kishin 10 për qind më shumë gjasa të zhvillonin Parkinson sesa ata me ekspozimin më të ulët, sipas studimit të botuar në revistën Neurology.
Parkinsoni prek rreth 10 milionë njerëz në mbarë botën. Simptomat, që përfshijnë dridhje të duarve, ngurtësi të gjymtyrëve, probleme me ekuilibrin dhe ngadalësim të lëvizjeve, zakonisht zhvillohen ngadalë për disa vite. Aktualisht nuk ka kurë.
Ndërsa TCE nuk lejohet në BE, ai mbetet i diskutueshëm në SHBA. Administrata Biden e ndaloi përdorimin e tij vitin e kaluar, por administrata Trump e ka shtyrë disa herë këtë rregull, së fundmi në gusht.
Studimi ka gjithashtu disa kufizime, sepse u fokusua te të moshuarit dhe mund të mos pasqyrojë rreziqet për njerëzit më të rinj ose ata me Parkinson të hershëm.
Por rezultatet shtojnë prova në rritje se Parkinsoni mund të jetë kryesisht një sëmundje e mjedisit tonë, ku kimikatet dhe ndotja luajnë një rol së bashku me gjenetikën.