Igli Tare do të zhgënjej tifozët e Milanit, këtë trajner dëshiron ta rikthej në San Siro
Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare, ka filluar menjëherë punën te skuadra italiane. Gjëja e parë që Tare dëshiron ta bëjë në postin e ri, është gjetja e një trajneri, shkruan Indeksonline Emri i parë dhe i vetëm që i ka rënë në kokë Tares është ai i Max Allegrit. Sipas mediave në Itali, Allegri […]

Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare, ka filluar menjëherë punën te skuadra italiane.
Gjëja e parë që Tare dëshiron ta bëjë në postin e ri, është gjetja e një trajneri, shkruan Indeksonline
Emri i parë dhe i vetëm që i ka rënë në kokë Tares është ai i Max Allegrit.
Sipas mediave në Itali, Allegri mund të emërohet trajneri i “kuqezinjëve” dhe kjo duhet të kryhet shpejt, pasi ka shumë skuadra që janë të interesuar për shërbimet e tij.
Përveç Milanit, për Allegrin është interesuar edhe Napoli, që ndoshta mbetet pa trajner në fillim të muajt qershor, me Antonio Conten që mund të largohet menjëherë pasi fitoi titullin e Series A.
Allergri ka pasur suksese të jashtëzakonshme në Serien A, sidomos në kohën te Juventusi, duke fituar shumë tituj.