IKSHPK apelon prindërit për vaksinim të fëmijëve

Welcome to Kosova Today

IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët nga infeksioni. “IKSHPK u rikujton prindërve në vazhdimësi se çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët nga infeksioni dhe komplikimet e mundshme, prandaj u bën thirrje […]

IKSHPK apelon prindërit për vaksinim të fëmijëve
ikshpk-apelon-prinderit-per-vaksinim-te-femijeve

ikshpk-apelon-prinderit-per-vaksinim-te-femijeve

IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët nga infeksioni.

“IKSHPK u rikujton prindërve në vazhdimësi se çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët nga infeksioni dhe komplikimet e mundshme, prandaj u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen me shumë kujdes Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar, sepse kjo është preventiva me e mire”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Në Kosovë vaksinimi kundër Pertusisit bëhet sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, ku vaksina kundër Pertusisit jepet në moshën 2, 4 dhe 6 muajshe, ndërsa ri-vaksinimi në moshën 18 muajshe.

“Pertusis nuk është një sëmundje e re, ekziston që shumë vjet, prandaj edhe vaksina kundër saj është e përfshirë në Kalendarin e vaksinimit dhe me lindjen e fëmijëve, prindërit informohen për këtë sëmundje dhe për vaksinimin që duhet bërë”.

IKSHPK ne vazhdimësi i informon qytetaret përmes thirrjeve publike dhe aktiviteteve për rëndësinë e mbrojtjes nga Pertusis dhe vaksinimin si mbrojtjen më të mirë.

“Gjithashtu, bën mbikëqyrjen e vazhdueshme aktive të situatës epidemiologjike, heton dhe hulumton rastet e mundshme të Pertusis, gjurmon kontaktet e tyre, i raporton ato, këmbën informacionet me shërbimet shëndetësore për të dhënë udhëzime adekuate rreth sëmundjes dhe bën mbikëqyrjen e zbatimit të Kalendarit të rregullt të vaksinimit, ku është e përfshira edhe vaksina kundër kësaj sëmundjeje”

Gjithashtu, bën edhe ndërgjegjësimin e publikut dhe prindërve për rëndësinë dhe përfitimet nga vaksinimi si mënyra më e mirë dhe e drejtpërdrejt për ta parandaluar Pertusisin dhe sëmundjet e tjera infective që parandalohen përmes vaksinimit.

Infektologu Vishaj: Nga janari, në Infektivë u hospitalizuan 8 pacientë me “Kollën e mirë’

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha për Front Online se gjatë vitit 2024 janë hospitalizuar tetë pacientë me ‘Kollën e mirë’

Që nga janari e deri më sot janë tetë raste në Infektive me ‘Kollën e mirë’”, tha Vishaj.

Drejtori i Infektives tregoi se simptomat me Pertusis përcillen me temperaturë dhe kollë.

Ka temperaturë , kollë, kollë e cila zgjatë dhe përfundon me mavijosje dhe vjellje, lodhje, plogështi, humbje oreksi”, tha Vishaj për Front Online.

Sisteme Online Programime
Programing Online