Inatçori Laert Vasili tregon xhelozinë ndaj Gjestit nga Kosova: Fitoi një analfabet!

Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili, u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania. Ai ka bërë një rrëfim për Shqipëria Live për gjithë eksperiencën në këtë format. Në lidhje me fituesin e këtij edicioni, ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet. “Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, […]

Inatçori Laert Vasili tregon xhelozinë ndaj Gjestit nga Kosova: Fitoi një analfabet!

Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili, u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania.

Ai ka bërë një rrëfim për Shqipëria Live për gjithë eksperiencën në këtë format.

Në lidhje me fituesin e këtij edicioni, ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha ai fillimisht.

Tutje shtoi: “Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”.

Në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi dhe në vend të tretë Egli Tako.

Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, derisa tani po vazhdon me angazhimet në muzikë.