Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, sa i takon aferës së inceneratorit të Tiranës. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi tha se Bllako është zyrtar i lartë shtetëror duke kërkuar shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste. Nëse ai […] The post Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako appeared first on Ditar.al.

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, sa i takon aferës së inceneratorit të Tiranës.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi tha se Bllako është zyrtar i lartë shtetëror duke kërkuar shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste. Nëse ai shpallet fajtor dhe dënohet, me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 3.4 vite burg.

Gjithashtu, SPAK kërkoi që Bllako të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Gjatë seancës, prokurori Prenci vuri në dijeni gjykatën edhe për një vendim të Gjykatës së Durrësit, e cila i ka dhënë Bllakos liri me kusht, vendim që tashmë ka marrë formë të prerë.

Në 11 mars 2025, Bllako u shpall fajtor për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, duke u dënuar me 4 vite burg, të cilat iu reduktuan në 2 vite e 8 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Por në korrik të këtij viti, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë për Bllakon dhe urdhëroi rigjykimin e çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.

The post Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako appeared first on Ditar.al.