Digjitalizimi i pronës, Erald Kapri “zë ngushtë” Ministrin e Drejtësisë: I keni kërkuar 3 vite kohë KE, s’keni ende një faturë për pronarët shqiptarë
Deputeti Erald Kapri i ka kërkuar llogari Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallarit se përse qeveria shqiptare nuk arriti që të mbyllte brenda qershorit të 2025-ës, digjitalizimin e pronës, ashtu siç ishte rënë dakord me Komisionin Europian. Gjatë seancës së sotme plenare, Kapri i kujtoi Ministrit të Drejtësisë, se në fakt qeveria shqiptare ka kërkuar 3 […] The post Digjitalizimi i pronës, Erald Kapri “zë ngushtë” Ministrin e Drejtësisë: I keni kërkuar 3 vite kohë KE, s’keni ende një faturë për pronarët shqiptarë appeared first on Ditar.al.
 
                                Deputeti Erald Kapri i ka kërkuar llogari Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallarit se përse qeveria shqiptare nuk arriti që të mbyllte brenda qershorit të 2025-ës, digjitalizimin e pronës, ashtu siç ishte rënë dakord me Komisionin Europian.
Gjatë seancës së sotme plenare, Kapri i kujtoi Ministrit të Drejtësisë, se në fakt qeveria shqiptare ka kërkuar 3 vite kohë për digjitalizimin e pronës, dhe se 1 vit siç Lamallari pretendon, nuk është afat i mjaftueshëm për mbylljen e këtij procesi.
Deputeti i Partisë “Mundësia” i tha ministrit se çështja e pronës në Shqipëri është më komplekse, dhe se qeveria nuk ka ende një faturë financiare për pronarët shqiptarë, për t’ia prezantuar Komisionit Europian.
Kapri: Pyetja ishte pse nuk mbyllet në qershor të 2025-s digjitalizimin e pronës sic ishte rënë dakord me Komisionin Europian.
Së dyti, e shtuat me një 1 vit. Kam përshtypjen se edhë këtu duhet të informoheni sepse Komisioni Europian thotë që keni kërkuar tre vite, dhe në fakt nuk besoj se do t’ia dilni të digjitalizoni pronat në Shqipëri për një vit dhe 35 për qind sa kanë mbetur.
Pastaj çështja është edhe më komplekse me pronën. Si do ti jepni shpjegim KE për kthimin dhe kompesimin e pronës zoti ministër? Si do të përgjigjeni kur s’keni ende një faturë financiare për pronarët shqiptarë?
Nuk e keni, ndërkohë propagandoni se do hyjmë në Bashkimin Europian brenda 2-3 vitesh. Po si do ta argumentoni aktin normativ që keni sjell në Kuvend sot, ku ju i jepni të drejtë si qeveri të prishni pronat e shqiptarëve pa një vendim gjykate. Këtë si do ta argumenton, zoti ministër.
The post Digjitalizimi i pronës, Erald Kapri “zë ngushtë” Ministrin e Drejtësisë: I keni kërkuar 3 vite kohë KE, s’keni ende një faturë për pronarët shqiptarë appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  