India: Sulmi ndaj Pakistanit, i nevojshëm për të parandaluar sulme të mëtejshme
Një zëdhënës i ushtrisë idiane deklaroi se sulmet e Indisë kishin në shënjestër “kampe terroriste” në Pakistan. Ai tha se këto objekte shërbenin si qendra rekrutimi, pika nisjeje, qendra indoktrinimi dhe strehonin armë. Sekretari i jashtëm i vendit u shpreh se sulmet ishin “të nevojshme”, shkruan Sky News. “Inteligjenca dhe monitorimi i moduleve terroriste me [...]Read More...

Një zëdhënës i ushtrisë idiane deklaroi se sulmet e Indisë kishin në shënjestër “kampe terroriste” në Pakistan.
Ai tha se këto objekte shërbenin si qendra rekrutimi, pika nisjeje, qendra indoktrinimi dhe strehonin armë.
Sekretari i jashtëm i vendit u shpreh se sulmet ishin “të nevojshme”, shkruan Sky News.
“Inteligjenca dhe monitorimi i moduleve terroriste me bazë në Pakistan treguan se sulme të mëtejshme kundër Indisë ishin të afërta, prandaj ishte e nevojshme të ndërmerreshin sulme parandaluese dhe paraprake.”, Vikram Misri.
India ka sulmuar Pakistanin me raketa pasi marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në kulmin e tensioneve javët e fundit.
Forcat e armatosura indiane kanë konfirmuar se kanë shënjestruar nëntë vende në Pakistan dhe Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, si pjesë e “Operacionit Sindoor”.
Në një deklaratë thuhet se është goditur infrastruktura terroriste në Pakistan, nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë.
India tha se veprimet e saj kanë qenë “të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë” dhe se asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht./abcnews.al