Inter i hakmerret Milanit pas derbit, zikaltërit transferojnë yllin e Rosonerëve

Lajm bombastik nga Italia. Një emër i ri mund ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre. Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në […]

Inter i hakmerret Milanit pas derbit, zikaltërit transferojnë yllin e Rosonerëve

Lajm bombastik nga Italia.

Një emër i ri mund ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër futbollist që ka veshur fanellën e Rosonerëve, mund të vesh fanellën e zikaltërve.

Sipas Calciomercato, Inter synon t’ia rrëmbejë Milanit Mike Maignan, pasiqë francezit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Zikaltërit janë në kërkim të pasardhësit të Yan Sommer dhe e kanë piketuar portierin e rivalëve si zëvndësuesin e duhur.

Në garë për Maignan është edhe Chelsea dhe mbetet ta shohim nëse francezi do t’i tradhtojë Rosonerët apo do të zgjedh të largohet nga Italia për t’iu bashkuar Bluve të Londrës.