“Ish burri më kidnapoi djalin” – ish-banorja e Big Brother rrëfen ngjarjen
Briseida Xhelaj, ish-banorja e Big Brother, ka rrëfyer mes lotësh për djalin e saj të kidnapuar nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas Xhelaj, fëmija është marrë në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar sistemin gjyqësor. “Pas daljes nga ‘Big Brother’, kuptova se ai e ka marrë fëmijën me anë të gjykatës, duke pretenduar se unë kam qenë…

Sipas Xhelaj, fëmija është marrë në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar sistemin gjyqësor.
“Pas daljes nga ‘Big Brother’, kuptova se ai e ka marrë fëmijën me anë të gjykatës, duke pretenduar se unë kam qenë e dhunshme ndaj tij”, tha ajo në Kosova Today.
Ajo tutje pretendoi se ai ka korruptuar autoritetet gjyqësore.
Mes tjerash ish-konkurrentja e BBVA zbuloi disa detaje në lidhje me jetën që po bën djali i saj dhe se si i ati po e lë edhe vetëm.
Në këtë edicion të Big Brother ka pasur disa ndryshime pasi kanë qenë edhe disa personazhe jo publikë.
Në mesin e tyre ishte edhe Briseida e cila u fut në shtëpinë paralele tek “Borëbardha me 7 xhuxhat”.
E njëjta ishte një konkurrent i vetëm së bashku me Jorin, por që nuk u zgjodh nga publiku të kalonte në VIP.