Ish-diplomati Arifi: Politika e jashtme “katastrofale”, ajo zhvillimore më e dobëta
Ish-diplomati i Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar për “Front Online” se Qeveria “Kurti” ka qenë “katastrofale” në fushën e politikës së jashtme dhe se nuk ka shënuar asnjë sukses të rëndësishëm. Arifi ka paralajmëruar për mundësinë e pasoja afatgjata për Kosovën nga kjo situatë. “Kosova gjithmonë do të ketë një qeveri të mirë pak më

Ish-diplomati i Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar për “Front Online” se Qeveria “Kurti” ka qenë “katastrofale” në fushën e politikës së jashtme dhe se nuk ka shënuar asnjë sukses të rëndësishëm.
Arifi ka paralajmëruar për mundësinë e pasoja afatgjata për Kosovën nga kjo situatë.
“Kosova gjithmonë do të ketë një qeveri të mirë pak më të mirë të keqe apo të dobët. Fatkeqësisht qeveria e 4 viteve të kaluara kur është në pyetje politika e jashtme në asnjërën kategori nuk hyn. Ka qenë qeveria katastrofale me potencial të konsekuencave afatgjate për Kosovën”, u shpreh ai.
Sipas tij, politika e brendshme ka pasur stabilitet institucional, por politikat zhvillimore kanë qenë të dobëta, duke shkaktuar një përkeqësim të kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës.
“Sa i përket politikës së brendshme e vetmja e mirë që ka qenë është se ka pas vota dhe ka pas stabilitet institucional. E vetmja qeveri që e mbajti mandatin 4 vjeçar. Politikat zhvillimore tepër të dobëta. Qytetarët e Kosovës jetojnë më keq se para katër vitesh”, deklaroi Arifi.