Izraeli nis sulmet ndaj palestinezëve: Ky është vetëm fillimi, do dalim më të fortë se kurrë!
Izraeli ka nisur gjatë natës sulmin tokësor në zona të lokalizuara në Rripin e Gazës. Sipas mediave palestineze, numri i viktimave ka qenë shumë i lartë, ndërsa që prej fillimit të konfliktit 1900 persona janë vrarë vetëm në Gaza. Mbrëmjen e së premtes, kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu, u zotua se do të shkatërrojë grupin […] The post Izraeli nis sulmet ndaj palestinezëve: Ky është vetëm fillimi, do dalim më të fortë se kurrë! appeared first on Ditar.al.

Izraeli ka nisur gjatë natës sulmin tokësor në zona të lokalizuara në Rripin e Gazës. Sipas mediave palestineze, numri i viktimave ka qenë shumë i lartë, ndërsa që prej fillimit të konfliktit 1900 persona janë vrarë vetëm në Gaza.
Mbrëmjen e së premtes, kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu, u zotua se do të shkatërrojë grupin militant palestinez të Hamasit. “Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu. “Ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë”. “Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, theksoi ai, duke shtuar se Izraeli ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për operacionin.
“Hamasi po përpiqet të ndalojë civilët palestinezë që të evakuojnë pjesët veriore të Gazës, duke i kthyer ato në “mburoja njerëzore”, tha të shtunën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Jonathan Conricus.
IDF udhëzoi të premten civilët në qytet dhe rreth Gazës, më shumë se 1 milion njerëz, të lëviznin në zonat jugore të Gazës.
Conricus tha se ishte “shqetësuese” që Hamasi “ka ndalur” dhe “u përpoq të ndalonte civilët palestinezë që të evakuonin” Gazën veriore duke përdorur pika të rrepta kontrolli dhe ndalesa në terren, sipas raporteve të mediave ndërkombëtare.
Ai tha se civilët duhet të largohen nga zona për sigurinë e tyre “dhe të kthehen vetëm kur t’u themi atyre se është e sigurt për ta bërë këtë”.
Më herët, forcat izraelite ushtarake kanë bërë të ditur se kanë vrarë disa persona të cilët janë përpjekur të futen në territorin e Izraelit nga Libani për të kryer sulme. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar numri i saktë dhe koha kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ditën e premte, ushtria izraelite konfirmoi se po kryente sulme me dronë në objektivat e Hezbollahut në Liban. Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kufiri me Libanin ka pasur më shumë lëvizje. Ai ka qenë kryesisht një zonë e qetë, që prej vitit 2006 në luftën Izrael-Liban.
The post Izraeli nis sulmet ndaj palestinezëve: Ky është vetëm fillimi, do dalim më të fortë se kurrë! appeared first on Ditar.al.