Fredi Beleri mbetet pa betim, Gjykata e Lartë vendos për kryebashkiakun e Himarës
Gjykata e Lartë do të jetë institucioni i drejtësisë që do të vendosë për fatin e Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka kërkuar nga Gjykata e Durrësit që ta nxjerrë nga qelia dhe ta lejojë të betohet, por togat e zeza kanë shpallur mos-kompetencë. Në këto kushte, Gjykata e Durrësit e ka dërguar […] The post Fredi Beleri mbetet pa betim, Gjykata e Lartë vendos për kryebashkiakun e Himarës appeared first on Newsbomb Albania.

Gjykata e Lartë do të jetë institucioni i drejtësisë që do të vendosë për fatin e Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka kërkuar nga Gjykata e Durrësit që ta nxjerrë nga qelia dhe ta lejojë të betohet, por togat e zeza kanë shpallur mos-kompetencë.
Në këto kushte, Gjykata e Durrësit e ka dërguar dosjen në Gjykatën e lartë,, si institucioni më i lartë i drejtësisë në Shqipëri. E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi.
“Juve e shikoni se topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e mos-kompetencës. Unë do u thosha të gjithëve, ti hedhim një sy konventës evropiane të të drejtave të njeriut.
Një qytetar i cili prezulmohet i pafajshëm, i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre, si pengohet për të kryer betimin? S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik. Ai mbahet në burg nga kryeministri Rama”, ëhstë shprehur politikani Vangjel Dule nga ambientet e gjykatës.
Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.
Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.
Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.
Në një nga ankimimet, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e Fredi Belerit, për masë më të lehtë sigurie.
The post Fredi Beleri mbetet pa betim, Gjykata e Lartë vendos për kryebashkiakun e Himarës appeared first on Newsbomb Albania.