“Jam fajtore për djegien e mandateve”, Kryemadhi: Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Welcome to Kosova Today

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, tha se ajo është përgjegjëse për djegien e mandateve në 2019, ndërsa shtoi se besonte në opozitarizëm. Po ashtu, ajo tha në mbledhjen Komitetit Drejtues të PL-së se i është kërkuar vrasja politike e Lulzim Bashës, por theksoi se diçka të tillë nuk e konsideron. “Unë dua tu […]

“Jam fajtore për djegien e mandateve”, Kryemadhi: Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, tha se ajo është përgjegjëse për djegien e mandateve në 2019, ndërsa shtoi se besonte në opozitarizëm.

Po ashtu, ajo tha në mbledhjen Komitetit Drejtues të PL-së se i është kërkuar vrasja politike e Lulzim Bashës, por theksoi se diçka të tillë nuk e konsideron.

“Unë dua tu falënderoj për suportin tuaj. Nuk më falënderuat as me një status. Djegia e mandateve unë jam fajtore, por siç jam unë fillon faji tek të gjithë deputetë që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashës se konsideroj fare. Besuam në opozitarizëm. Në një parti politike nepotzimi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni.”- tha Kryemadhi.

Sisteme Online Programime
Programing Online