Jovanovski u ngjit në dritare për të festuar fitoren në Kërçovë
Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në Kërçovë sipas pothuajse të gjitha votave të numëruara. Kundërkandidat i tij ishte kryetari aktual i komunës, Fatmir Dehari nga BDI, pra nga Aleanca Kombëtare për Integrim, transmeton Portalb.mk. Qindar qytetarë maqedonas janë mbledhur para selisë së VMRO -së në Kërçovë për të festuar fituar, me brohoritje dhe […]

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në Kërçovë sipas pothuajse të gjitha votave të numëruara. Kundërkandidat i tij ishte kryetari aktual i komunës, Fatmir Dehari nga BDI, pra nga Aleanca Kombëtare për Integrim, transmeton Portalb.mk.
Qindar qytetarë maqedonas janë mbledhur para selisë së VMRO -së në Kërçovë për të festuar fituar, me brohoritje dhe këngë. Ndërkaq, në një moment, është pare edhe Jovanovski që ka dalur në dritare për të përshëndetur masën e mbledhur dhe për të festuar me simpatizantët.
Ai më pas, ka zbritur poshtë dhe ka vazhduar festën në mesin e qytetarëve.
Kujtojmë se, fitorja e Jovanovskit vjen pas 12 vitesh që me këtë komunë udhëhiqte një kryetar shqiptar, përkatësisht kundër kandidati i tij, Fatmir Dehari.
