Nuk ka dëshmi që një ekspert gjerman për BE i ka thënë Von der Lajen të ndalojë së gënjyeri maqedonasit
Von der Lajen ishte për herë të fundit në vizitë në vendin tonë më 15 tetor 2025. Nuk gjetëm asnjë koment nga Gerald Knaus, dhe as më pak një koment ku ai i thërret Von der Lajen „mjaft i ke gënjyer maqedonasit, Maqedonia nuk do të hyjë në BE“, ashtu siç pretendon postimi që po […]


Von der Lajen ishte për herë të fundit në vizitë në vendin tonë më 15 tetor 2025. Nuk gjetëm asnjë koment nga Gerald Knaus, dhe as më pak një koment ku ai i thërret Von der Lajen „mjaft i ke gënjyer maqedonasit, Maqedonia nuk do të hyjë në BE“, ashtu siç pretendon postimi që po analizojmë, shkruan Vërtetmatësi.
Po analizojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:
ALO KRYETAR DHE E GJITHË QEVERIA.
Postimi gjithashtu ndan një fotografi të kryetares së KE, Ursula von der Lajen, në të cilën shkruan:
Ekspert gjerman për BE-në ndaj Ursulës: Pse i gënjen maqedonasit? Kjo nuk është sukses dhe me këtë Maqedonia nuk do të hyjë në BE.
Ajo që mbetet e paqartë në postim është se kush është ai „ekspert gjerman për BE-në“ dhe për çfarë i ka thënë kryetares së KE-së se i gënjen maqedonasit.
Ne u përpoqëm në Google të kërkojmë një deklaratë nga ndonjë ekspert gjerman që përmend Maqedoninë në kontekstin e Bashkimit Evropian dhe i paralajmëron Von der Lajen që të mos gënjejë, por nuk gjetëm diçka të tillë.
Ajo që gjetëm është një tekst në portalin MKD Press EU, i njohur për qëndrimet e tij antiperëndimore dhe glorifikimin e Rusisë.
Teksti i këtij portali lidhur me ekspertin gjerman thotë kështu:
Gerald Knaus, ekspert gjerman për eurointegrim, ka mohuar postimin e sotëm në Twitter të Ursula von der Lajen, kryetares së Komisionit Evropian, e cila është në vizitë në Shkup. Me fjalët ‘Maqedonia nuk do të ecë përpara drejt anëtarësimit’, ai i është përgjigjur von der Lajen duke thënë se ‘është I kënaqur që sot është në Shkup’ dhe se populli i Maqedonisë së Veriut ka treguar përkushtim ndaj vlerave të BE-së.
Kjo është e gjitha. Nuk ka asnjë lidhje me postimin e Von der Lajen, asnjë screenshot nga fjalët e ekspertit gjerman – asgjë. Nga ajo që mund të kuptohet nga ky tekst i shkurtër, kinse ditën kur Von der Lajen ishte në vizitë në Maqedoni, në rrjetin social X ajo shkroi se është kënaqësi që është në Shkup, dhe në këtë eksperti gjerman thuhet se është përgjigjur: „Maqedonia nuk do të ecë përpara drejt anëtarësimit“.
Nuk ka asgjë për atë se për çfarë po gënjen Von der Lajen, cili është ai „dështim“ me të cilin „Maqedonia nuk do të hyjë në BE“, nuk ka asnjë qëndrim apo shpjegim nga dnonjë ekspert gjerman. Thjesht, nuk ka asgjë që ta mbështesë pretendimin e shprehur në postim.
Gerald Knaus është intelektual austriak, analist politik dhe ekspert për integrimet evropiane dhe politikat e migracionit.
Ai është themelues dhe kryetar i think-tankut “European Stability Initiative” (ESI) — një institut i pavarur me seli në Berlin, i cili merret me çështje të politikës evropiane, zgjerimin e BE-së dhe të drejtat e njeriut.
Ka punuar në vende të ndryshme të Evropës Juglindore, veçanërisht në Ballkan, dhe ka përvojë shumëvjeçare në temat që lidhen me eurointegrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në lidhje me eurointegrimin e Maqedonisë, Knaus në vitin 2022 paralajmëroi për rrezikun nga vonesat dhe se bllokadat nga ana e Bullgarisë po dëmtojnë besimin në proces.
Në një deklaratë nga viti 2022, duke iu referuar pengesave me të cilat përballet Maqedonia e Veriut për shkak të bllokadave nga vendet fqinje (p.sh. Bullgaria), Knaus tha:
Filloni negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut: Mbajuni fjalës. Forconi reformat.
Kryetarja e KE-së ka deklaruar publikisht se BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe se hapi tjetër i rëndësishëm është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.
Knaus, si ekspert për eurointegrime, shpesh flet për procesin në Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë e Veriut, por nuk gjetëm burime që tregojnë se ai e ka sulmuar publikisht ose i është drejtuar kritikisht personalisht Von der Lajen për çështjen e Maqedonisë.
Von der Lajen ishte në vizitë në vendin tonë më 15 tetor 2025.
Vërtetmatësi kërkoi postimet e saj në rrjetin X që lidhen me vizitën në Shkup. Von der Lajen nuk ka ndonjë postim ku thotë se „është kënaqësi që është në Shkup“, siç pretendon shkrimi i MKD Press EU.
Ajo ka dy postime. Në postimin e parë thotë:
Ne e mbështesim plotësisht Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të na mbështeteni. Hapi i ardhshëm dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakorduar. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është e përgatitur.
Në postimin e dytë ajo shkruan
Ndërkohë, po e afrojmë vendin tuaj më pranë nesh. Kjo është ajo për çfarë bëhet fjalë në Planin për Rritje! Po hapim një qendër për inteligjencë artificiale (AI Factory antenna) në Shkup. Ju po përfshiheni në Zonën e Vetme të Pagesave në Evropë. Dhe po paguajmë 16 milionë euro falë reformave që keni bërë.
Ne i shqyrtuam komentet nën postimet e Von der Lajen, por nuk gjetëm asnjë koment nga Gerald Knaus, e aq më pak një koment ku ai i thotë Von der Lajen: „mjaft po i gënjen maqedonasit, Maqedonia nuk do të hyjë në BE“, siç pretendon postimi që po analizojmë.
Për shkak të të gjitha këtyre, vlerësojmë se postimi është i pavërtetë.