Kadrijaj: Përrallave të LVV-së u erdhi fundi, sot pamë një Albin të butë
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se askund nuk ka parë që akuzohen ish partitë opozitare që votuar kundër formimit të qeverisë së re. Kadrijaj pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku mandatari Albin Kurit nuk mori votat e mjaftueshme për Qeverinë e re, tha se asnjëherë nuk ka parë


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se askund nuk ka parë që akuzohen ish partitë opozitare që votuar kundër formimit të qeverisë së re.
Kadrijaj pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku mandatari Albin Kurit nuk mori votat e mjaftueshme për Qeverinë e re, tha se asnjëherë nuk ka parë që akuzohen partitë tjera pse nuk votuan pro.
“Përrallave të LVV-së ditën e sotme me këtë votim u erdhi fundi dhe e pas këtë ish ministrin që akuzojë ish partitë opozitare për vota. Unë nuk kam parë kurrë në histori të njerëzimit. Njëjtë kanë vepruar edhe në periudhën kur është kërkuar të konstatohet Kuvendi që kanë thënë se deputetët e kanë obligim ta votojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa, Albin Kurti ka thënë më provoni, votone kryeparlamentarin se i kam votat për qeveri, e sollëm në sfidën e sodit,,,por ajo që është e mira është që sot e keni parë një Albin të urtë, të butë, të përkushtuar dhe në vend që të na prezantojë planin qeverisës ai ka fol për punët që ka bërë pa deshtë të thotë se e ka sanksionuar vendin, që vendi i ka humb aleatët “, tha ajo.
Sipas saj, tash nuk do të ketë qeveri Kurti tre dhe ose do të ketë qeveri nga partitë tjera ose di të shkohet në zgjedhje, derisa shtoi se ai çdoherë ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe, sot si asnjëherë më parë e pranoi atë.
Lexo po ashtuÇitaku: Për Kurtin, bashkëpunimi është nënshtrimAjo u ndal edhe te koalicioni i LVV-së me AAK-në në Fushë Kosovë, duke thënë se ajo nuk e ka bërë në konsultim me qendrën./Kosovapress/

