Kapri: Pse nuk vjen Belinda Balluku? Halli dihet, nuk vjen se do pyetet kush është personi që e kërcënon

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke futur në rendin e ditës për diskutim disa projektligje pa qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama apo zv.kryeministrja Belinda Balluku. Ai akuzoi kreun e Kuvendit se prej 3 javësh mban në sirtar kërkesën për interpelancë të Agron Shehajt me zv.kryeministren Balluku, […] The post Kapri: Pse nuk vjen Belinda Balluku? Halli dihet, nuk vjen se do pyetet kush është personi që e kërcënon appeared first on Ditar.al.

Kapri: Pse nuk vjen Belinda Balluku? Halli dihet, nuk vjen se do pyetet kush është personi që e kërcënon

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke futur në rendin e ditës për diskutim disa projektligje pa qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama apo zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ai akuzoi kreun e Kuvendit se prej 3 javësh mban në sirtar kërkesën për interpelancë të Agron Shehajt me zv.kryeministren Balluku, ndërkohë që kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK.

Sipas tij, Balluku ka hall se sapo të shkojë në Kuvend do të pyetet se kush është personi që e kërcënon, sipas përgjimeve që kanë dalë në dosjen e saj.

“Po shkelni Kushtetutën. Arsyeja është e thjeshtë: në kalendarin e sotëm keni vendosur disa ligje me rëndësi, por mungon kryeministri dhe zëvendësja e tij. Me aktet normative merret zëvendëskryeministrja, por ajo nuk vjen në Parlament, as kur bëhen kërkesa për interpelancë. Ka 3 javë që kolegu Agron Shehaj ka bërë kërkesë për interpelacë, por s’ka asnjë përgjigje. Ndërkohë që refuzuat edhe kërkesën për interpelancë të grupit të PD.

Halli dihet. Nëse zonja Balluku vjen në sallë, gjëja e parë që do të pyetet është kush është personi që e kërcënon atë. Sepse ka një dosje në SPAK”, tha Kapri.

The post Kapri: Pse nuk vjen Belinda Balluku? Halli dihet, nuk vjen se do pyetet kush është personi që e kërcënon appeared first on Ditar.al.