Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?
Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar lidhjen e saj me politikanin kanadez Justin Trudeau, 53 vjeç, në një mënyrë shumë delikate. Konkretisht, Trudeau u shfaq në sfondin e videos që këngëtarja publikoi në profilin e saj në Instagram me rastin e festimit të ditëlindjes së saj, transmenton Indeksonline. Ylli i popit ndau […]
 
                                Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar lidhjen e saj me politikanin kanadez Justin Trudeau, 53 vjeç, në një mënyrë shumë delikate.

Konkretisht, Trudeau u shfaq në sfondin e videos që këngëtarja publikoi në profilin e saj në Instagram me rastin e festimit të ditëlindjes së saj, transmenton Indeksonline.
Ylli i popit ndau një sërë fotosh dhe videosh nga festa që u zhvillua prapa skenës së turneut të saj aktual Lifetimes Tour të martën.
Në njërën nga videot, ndërsa këngëtarja shuan qirinjtë në tortën e ditëlindjes, Trudeau i buzëqeshur mund të shihet qartë në sfond, duke duartrokitur dhe brohoritur së bashku me pjesën tjetër të ekipit të saj.
 
                        
 
    
             
    
             
         
         
         
    
             
         
 
 
         
         
         
         
         
  