KEK-u synon shitjen e hirit dhe zgurrës
Korporata Energjetike po mëton të fitojë miliona euro nga mbetjet gjatë procesit të prodhimit të rrymës. Për herë të parë, janë vënë në shitje hiri e zgurra, të mbledhura ndër vite në dy termocentralet. Tenderi ka vlerën mbi 3 milionë euro, kurse operator fitues do të jetë kushdo që ofron çmimin më të lartë. STAND […] The post KEK-u synon shitjen e hirit dhe zgurrës appeared first on ATV.
Korporata Energjetike po mëton të fitojë miliona euro nga mbetjet gjatë procesit të prodhimit të rrymës.
Për herë të parë, janë vënë në shitje hiri e zgurra, të mbledhura ndër vite në dy termocentralet.
Tenderi ka vlerën mbi 3 milionë euro, kurse operator fitues do të jetë kushdo që ofron çmimin më të lartë.
STAND UP: PRANVERA KRASNIQI, ATV
“Sasia që del në treg është shumëvjeçare. Janë 300 mijë ton hiri nga Kosova A dhe 600 mijë ton nga Kosova B. Poashtu, 30 mijë ton zgurë nga Kosova A dhe 60 mijë ton nga B-ja. Një pjesë e tyre gjindet në hapësirën e termocentraleve kurse sasia tjetër, përmes gypave, derdhet në afërsi të deponisë së mbeturinave në Mirash.”
Hiri e zgura përdoren kryesisht në industrinë e ndërtimit, sidomos në prodhimin e çimentos dhe betonit.
Për operatorët privatë kjo nismë shihet si mundësi biznesi, ndërkaq për KEK-un, mundësi fitimi.
Shitja e këtyre mbetjeve ka qenë temë diskutimi edhe më herët, por sipas inxhinierit Driton Tafallari, nuk kishte të interesuar. Andaj, druan se mos po përsëritet situatë e njëjtë.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më 11 nëntor, ndërsa KEK-u ka ftuar të gjithë të interesuarit që më 5 nëntor, në orën 10:00, të paraqiten për vizitë në terren, për të parë nga afër lokacionet dhe kushtet teknike.

The post KEK-u synon shitjen e hirit dhe zgurrës appeared first on ATV.