Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për Belerin
Gjykata e Durrësit ka shpallur sot moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak. Kështu kërkesa e Belerit i ka kaluar për vlerësim Gjykatës së Lartë. Seanca gjyqësore është ndjekur me interes edhe nga ambasadorja greke në vendin tonë Kostandina Kamitsi, […] The post Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për Belerin appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Durrësit ka shpallur sot moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak.
Kështu kërkesa e Belerit i ka kaluar për vlerësim Gjykatës së Lartë. Seanca gjyqësore është ndjekur me interes edhe nga ambasadorja greke në vendin tonë Kostandina Kamitsi,
Në ambientet e gjykatës së Durrësit i pranishëm ka qenë edhe Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Ai është shprehur se nuk ka asnjë ligj që mund ta pengojë Belerin të betohet dhe se atë po e mban në burg kryeministri Rama.
“Juve e shikoni se topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e mos-kompetencës. Unë do u thosha të gjithëve, ti hedhim një sy konventës evropiane të të drejtave të njeriut.
Një qytetar i cili prezulmohet i pafajshëm, i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre, si pengohet për të kryer betimin? S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik. Ai mbahet në burg nga kryeministri Rama”, është shprehur Dule.
Çështja “Beleri” është kthyer në një problem në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit. Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën. Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar kështu të përfshihet në këtë çështje “të nxehtë”.
Gjykimin e kërkesës së Belerit e mori përsipër gjyqtarja Entela Shedola, por edhe nën drejtimin e saj gjykata shpalli moskompetencë.
The post Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për Belerin appeared first on Ditar.al.