Koasi në Kuvend, Spiropali ironizon: Basha niste betejat, Berisha qëndresën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend, ku deputetët e PD, zunë karriget e ministrave. Spiropali shkruan se PD zuri karriget e qeverisë së dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë. Ajo madje me irroni shkruan se Sali Berisha dhe Lulzim […] The post Koasi në Kuvend, Spiropali ironizon: Basha niste betejat, Berisha qëndresën appeared first on Newsbomb Albania.

Koasi në Kuvend, Spiropali ironizon: Basha niste betejat, Berisha qëndresën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend, ku deputetët e PD, zunë karriget e ministrave.

Spiropali shkruan se PD zuri karriget e qeverisë së dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë.

Ajo madje me irroni shkruan se Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë njëjtë, pasi Basha pas humbjes niste betejat, ndërsa Berisha sot nisi qëndresën.

Postimi i plotë i Spiropalit:

FOLTORJA NË TERR

Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.

Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.

Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.

Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!

Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!

 

The post Koasi në Kuvend, Spiropali ironizon: Basha niste betejat, Berisha qëndresën appeared first on Newsbomb Albania.