Edi Rama mbështet publikisht kandidaturën e Arabisë Saudite për zhvillimin e Kupës së Botës

Arabia Saudite ka hedhur kandidaturën si një nga vendet që mund të organizojë Kupën e Botës 2034. Ditë më parë arabët janë shprehur pozitiv që FIFA do t’ia japë këtë të drejtë për të drejtuar një kompeticion si ky. Por duket se Arabia Saudite ka mbështetje edhe nga Shqipëria. Më saktë është kryeministri i vendit, […] The post Edi Rama mbështet publikisht kandidaturën e Arabisë Saudite për zhvillimin e Kupës së Botës appeared first on Newsbomb Albania.

Edi Rama mbështet publikisht kandidaturën e Arabisë Saudite për zhvillimin e Kupës së Botës

Arabia Saudite ka hedhur kandidaturën si një nga vendet që mund të organizojë Kupën e Botës 2034. Ditë më parë arabët janë shprehur pozitiv që FIFA do t’ia japë këtë të drejtë për të drejtuar një kompeticion si ky.

Por duket se Arabia Saudite ka mbështetje edhe nga Shqipëria. Më saktë është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, ka treguar mbështetjen për kandidaturën e Arabisë Saudite.

“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi kandidaturën për Kupën e Botës #Saudi2034. Jam i bindur që Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet, e cila do të vijë pas #Vision2030 nën udhëheqjen e madhe të Princit të saj, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

The post Edi Rama mbështet publikisht kandidaturën e Arabisë Saudite për zhvillimin e Kupës së Botës appeared first on Newsbomb Albania.