Këshilltarët e Qytetit të Shkupit bënë betimin solemn me emrin “Republika e Maqedonisë”

Dame Dimitrovski, është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Gjatë betimit solemn, këshilltarët nuk e përdorën emrin kushtetues, por atë të vjetrin “Republika e Maqedonisë”, raporton Portalb.mk. Ish-kryetari i Qytetit Risto Penov, si këshilltari e më i moshuari në seancën e sotme konstituive e drejtoi seancën. “Unë Risto Penov, deklaroj se të […]

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit bënë betimin solemn me emrin “Republika e Maqedonisë”
Këshilli i Qytetit të Shkupit. Foto: Meta.mk

Dame Dimitrovski, është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Gjatë betimit solemn, këshilltarët nuk e përdorën emrin kushtetues, por atë të vjetrin “Republika e Maqedonisë”, raporton Portalb.mk.

Ish-kryetari i Qytetit Risto Penov, si këshilltari e më i moshuari në seancën e sotme konstituive e drejtoi seancën.

“Unë Risto Penov, deklaroj se të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të Këshillit, do t’i kryej me përgjegjësi, dhe gjatë kryerjes së tyre do ta respektoj Kushtetutën, ligjin, rregulloret e Këshillit dhe do ta mbroj rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, u tha gjatë betimit.

Në seancën e parë konstituive të Këshillit, u verifikuan mandatet e të gjithë këshilltarëve të ardhshëm. 23 këshilltarë votuan për Dimitrovskin, ndërsa grupet e këshilltarëve nga LSDM dhe Levica njoftuan se nuk do të japin mbështetje.

Pas zgjedhjes, Dimitrovski, theksoi se qytetarët presin një institucion që do të punojë me ndershmëri dhe përgjegjësi në interes të qytetarëve dhe njoftoi se ai do të jetë kryetar i të gjithë këshilltarëve në Këshill.

“Do të jem një zë i arsyes, ndërmjetës në dialog dhe një garanci se Këshilli do të rivendosë besimin e qytetarëve”, tha Dimitrovski.


Ai njoftoi se Këshilli do të mblidhet javën e ardhshme për seancë urgjente në të cilën do të duhet të merret vendim për një ribalancim të buxhetit.

Katerina Canevska-Arsovska, koordinatore e grupit të këshilltarëve të LSDM-së, theksoi se pret që kryetarja e re e Këshillit të bashkëpunojë me të gjitha grupet këshilluese.

“Do t’i pranojmë të gjitha propozimet konstruktive, por nuk do të heshtim në situata kur ka propozime në dëm të qytetarëve”, tha Canevska-Arsovska.

Këshilltari i partisë opozitare, Goran Simonovski, megjithatë, tha se nuk pajtohet me propozimin për kryetar të Këshillit nga shumica qeverisëse, sepse Dimitrovski ishte kryetar i Bordit të Menaxhimit të Drisllës në kohën kur deponia digjej në mënyrë të pakontrollueshme.