KGJK hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore. Në mbledhjen e 356-të me radhë të KGjK-së u tha se ky hap synon të forcojë sistemin gjyqësor dhe të përmirësojë funksionimin e gjykatave në të gjithë vendin. Për realizimin e këtij konkursi, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar dy

KGJK hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore
KGJK hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

KGJK hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të hap konkurs për 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore. Në mbledhjen e 356-të me radhë të KGjK-së u tha se ky hap synon të forcojë sistemin gjyqësor dhe të përmirësojë funksionimin e gjykatave në të gjithë vendin.

Për realizimin e këtij konkursi, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar dy komisione të veçanta: Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve, i cili do të menaxhojë procesin e përzgjedhjes, dhe Komisionin për rishqyrtimin e ankesave të kandidatëve, që do të sigurojë transparencë dhe drejtësi gjatë gjithë procedurës. Siç u bë e ditur nga kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, konkursi do të jetë i hapur 15 ditë./Kosovapress/