Klinaku ia dorëzon Gërvallës “betimin simbolik” për të mbrojtur interesat e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ia ka dorëzuar një betim simbolik të deputetes Donika Gërvallës para se të hynte në seancën konstituive të Kuvendit me kërkesën që të mbrojë interesat e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë “Si veteranë të luftës e kemi një kërkesë si votues të secilit subjekt që të bëni diçka
Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ia ka dorëzuar një betim simbolik të deputetes Donika Gërvallës para se të hynte në seancën konstituive të Kuvendit me kërkesën që të mbrojë interesat e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
“Si veteranë të luftës e kemi një kërkesë si votues të secilit subjekt që të bëni diçka në drejtim të Gjykatës Speciale sepse edhe Amerika po thotë që atje po abuzohet me të drejtat e njeriut dhe keni për obligim t’i mbroni interesat e secilit qytetar të Kosovës dhe konsiderojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës”, i tha Klinaku Gërvallës.
Deputetja e zgjedhur nuk komentoi përveçse e falënderoi Klinakun dhe i kërkoi t’ia jepte këtë dokument.
Edhe deputetëve të tjerë të zgjedhur i është dhënë ky betim simbolik me të njëjtën kërkesë.