KLP miraton listën, kush janë 4 kandidatët për kreun e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën me 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho janë 4 kandidatët, me një prej tyre që do të zëvendësojë Altin Dumanin, të cilit i përfundon mandati në muajin dhjetor të […] The post KLP miraton listën, kush janë 4 kandidatët për kreun e ri të SPAK appeared first on Ditar.al.

KLP miraton listën, kush janë 4 kandidatët për kreun e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën me 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho janë 4 kandidatët, me një prej tyre që do të zëvendësojë Altin Dumanin, të cilit i përfundon mandati në muajin dhjetor të këtij viti.

“Janë 4 kandidatë në garë, të jenë prokurorë të SPAK, të mos jenë drejtues, të kenë paraqitur platformë dhe të mos kenë masë disiplinore. Të katër kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho”, u shpreh Sokol Stojani, kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP.

Klodian Braho  mban aktualisht detyrën e Shefit të Korrupsionit dhe “Shpërdorimit të Detyrës” në Prokurorinë e Posaçme; Adnan Xholi aktualisht  mban postin e zv/drejtuesit të SPAK; Elvin Gokaj shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK. Drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet nga vota e 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe do të ketë një mandat 3 vjeçar, pa të drejtën e rikandidimit.

Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme do të jetë i treti në detyrë që prej krijimit të këtij institucioni, pas Arben Krajës dhe Altin Dumanit.

Për qytetarët shqiptarë, SPAK është institucioni më i besueshëm, pasi vitet e fundit ka çuar para drejtësisë zyrtarë të lartë të politikës që nuk mendohej se do të jepnin ndonjëherë llogari për korrupsionin ndër vite.

The post KLP miraton listën, kush janë 4 kandidatët për kreun e ri të SPAK appeared first on Ditar.al.