Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

Gjatë diskutimit në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, kryeministri Rama risolli në kujtesë dhe sulmet e ish-sekretares së Brendshmë britanike, Suella Braverman lidhur me emigrantët shqiptarë të ndodhur në Britaninë e Madhe dhe numrin e lartë të krimeve që ajo pretendonte se i faturohej shqiptarëve. “Më kujtohen midis gjërave më të […]

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

Gjatë diskutimit në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, kryeministri Rama risolli në kujtesë dhe sulmet e ish-sekretares së Brendshmë britanike, Suella Braverman lidhur me emigrantët shqiptarë të ndodhur në Britaninë e Madhe dhe numrin e lartë të krimeve që ajo pretendonte se i faturohej shqiptarëve.

“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake dhe krejt të pazgjuara ajo që u quajt referendumi i largimit. Ka pasur atëherë një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte, largoni nga Europa dhe ata nuk do të vijnë më. U larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë më e madhe. Problemi nuk janë shqiptar, apo emigrantë, problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të vendimit të largimit nga Europa. Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…”, tha Rama.