Koçan/ LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave
Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave të fatkeqësisë në diskotekën në Koçan. Siç njoftoi koordinatori i grupit parlamentar, Oliver Spasovski, këtë herë propozimi shkon me procedurë të rregullt. Ai nënvizoi se në këtë propozim ligj, janë përfshirë të gjitha vërejtjet e shumicës parlamentare, e cila me këtë […] The post Koçan/ LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave appeared first on InfoShqip.com.

Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave të fatkeqësisë në diskotekën në Koçan.
Siç njoftoi koordinatori i grupit parlamentar, Oliver Spasovski, këtë herë propozimi shkon me procedurë të rregullt.
Ai nënvizoi se në këtë propozim ligj, janë përfshirë të gjitha vërejtjet e shumicës parlamentare, e cila me këtë arsyetim nuk dha mbështetje.
Ligji mes tjerash, parasheh shtesa prej 80 mijë eurosh për familjarët e viktimave.
“Përndryshe njësoj, ky propozim ligj, parasheh që familjeve të viktimave t’u jepen shtesa prej 80 mijë euro, derisa përsëri, të gjithë ata që janë me lëndime, varësisht nga shkalla e invaliditetit të caktohet shuma, gjegjësisht është përcaktuar shuma që duhet ta marrin. Dhe në thelb, lehtësohet qasja drejt institucioneve për mbështetje shëndetësore, sociale, psikologjike”, tha Oliver Spasovski, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së./ Alsat.mk
The post Koçan/ LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave appeared first on