Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët e Metës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca është shtyrë pasi avokatët e Metës kanë kërkuar përjashtimin nga çështja të gjyqtares Saida Dollani. Ata thonë se gjyqtarja Dollani ka gjykuar edhe më herët kërkesa të Metës, ndaj kjo […] The post Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët e Metës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares appeared first on Ditar.al.

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët e Metës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca është shtyrë pasi avokatët e Metës kanë kërkuar përjashtimin nga çështja të gjyqtares Saida Dollani.

Ata thonë se gjyqtarja Dollani ka gjykuar edhe më herët kërkesa të Metës, ndaj kjo përbën arsye që të jetë në konflikt interesi dhe për paragjykime të mundshme. Seanca e radhës do të mbahet në 14 nëntor, në orën 09:00.

Ndërkohë, pritet të nisë edhe seanca paraprake në GJKKO për Metën, për të vendosur nëse çështja e tij, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve do të kalojë ose jo në gjykim.

Gjyqtare në seancën paraprake do të jetë Irena Gjoka, e cila është akuzuar nga opozita se i shërben qeverisë dhe merr vendime kundër liderëve të opozitës.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

The post Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët e Metës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares appeared first on Ditar.al.