“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndonëse i është dhënë një vend në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, thotë se nuk do bëhen pjesë e këtij llumi. Sipas Shehajt, ky është një teatër dhe qëllimi i vetëm është që vrasin partitë e reja. “Komisioni për zgjedhoren është ngritur për të vrarë partitë e reja, […]
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndonëse i është dhënë një vend në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, thotë se nuk do bëhen pjesë e këtij llumi. Sipas Shehajt, ky është një teatër dhe qëllimi i vetëm është që vrasin partitë e reja.
“Komisioni për zgjedhoren është ngritur për të vrarë partitë e reja, është një teatër, ne nuk bëhemi pjesë e teatrit, ne do flasim për reformën zgjedhore, për atë që po gatuajnë këto parti, nuk ka rëndësi nëse flasim aty, në kuvend apo media, ne nuk bëhemi pjesë e llumit, se reforma zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja. Ato i kanë votat, ajo që mund të bëjmë ne është të flasim për problemin e vërtetë që kanë zgjedhjet, financimi i partive dhe kontrolli që ata kanë mbi mediat. Këto për të cilat do flasin ata kanë vetëm një qëllim, që të mos lejojnë askënd të mos dalë si alternativë dhe ata të jenë e vetmja alternativë”, tha Shehaj.
