Kontrolle blic në burgun e Durrësit, gjenden 5 Iphone të fshehur në dushe
Një aksion i befasishëm është zhvilluar gjatë orëve të fundit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, ku ndodhen politikanë dhe drejtues bandash kriminale Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Në një njoftim nga Drejtoria e Burgjeve bëhet […] The post Kontrolle blic në burgun e Durrësit, gjenden 5 Iphone të fshehur në dushe appeared first on Ditar.al.
Një aksion i befasishëm është zhvilluar gjatë orëve të fundit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, ku ndodhen politikanë dhe drejtues bandash kriminale
Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.
Në një njoftim nga Drejtoria e Burgjeve bëhet me dije se sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti, Vladimir Ibrushi.
“Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.
Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.
Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.
The post Kontrolle blic në burgun e Durrësit, gjenden 5 Iphone të fshehur në dushe appeared first on Ditar.al.
