Shtrenjtimi i energjisë për makinat elektrike në kurriz të qytetarëve, kompanitë e taksive rrisin çmimet

Vendimi i ERE për të rritur çmimin e energjisë për pikat e karikimit të makinave elektrike po rëndon mbi qytetarët shqiptarë dhe jo mbi kompanitë e taksive. Këto të fundit kanë rritur çmimet dhe kanë hequr “bonuset” që ofronin për klientët e tyre, duke bërë që qytetarët të paguajnë shumë më shumë për të njëjtën […] The post Shtrenjtimi i energjisë për makinat elektrike në kurriz të qytetarëve, kompanitë e taksive rrisin çmimet appeared first on Ditar.al.

Shtrenjtimi i energjisë për makinat elektrike në kurriz të qytetarëve, kompanitë e taksive rrisin çmimet

Vendimi i ERE për të rritur çmimin e energjisë për pikat e karikimit të makinave elektrike po rëndon mbi qytetarët shqiptarë dhe jo mbi kompanitë e taksive.

Këto të fundit kanë rritur çmimet dhe kanë hequr “bonuset” që ofronin për klientët e tyre, duke bërë që qytetarët të paguajnë shumë më shumë për të njëjtën distancë që bënin para datës 1 Nëntor.

Përpara kësaj date, një udhëtim nga Tirana në aeroportin e Rinasit kushtonte nga 10 mijë në 12 mijë lekë të reja, ndërkohë që tashmë çmimi fillon nga 15 mijë lekë të reja.

Disa qytetarët të pyetur nga Media ditari u shprehën se rritja e çmimeve ka ndikuar shumë, për shkak se për të njëjtën distancë tashmë paguajnë nga 1000-2000 lekë më shumë, por kjo është problem për ata që përdorin taksitë çdo ditë apo më shumë se 1 herë në ditë.

“E përdor taksinë 2 herë në ditë, për të çuar djalin në kopsht pasi e ka pak larg, për shkak se nuk gjetëm vend te kopshti në lagje. Paguaja 4 mijë lekë të vjetra për çdo rrugë, pasi kompanitë kishin edhe 20% ulje në çmim. Por tani e kanë hequr 20%-shin dhe më duhet të paguaj 5 mijë lekë”, u shpreh një qytetare për Media Ditarin.

Ne kontaktuam edhe me një shofer taksie të njërës prej kompanive private që operojnë në vendin tonë, i cili u shpreh se nuk e përkrah vendimin e pronarëve, por është i detyruar ta zbatojë.

“Nuk mendoj se është vendim i drejtë, pasi po rriten çmimet më shumë se duhen. Besoj se do ta ndryshojnë sërish, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. Puna nuk ka ndryshuar shumë këto ditë, kemi bërë pothuajse të njëjtat numër rrugës, por kemi marrë më shumë fitim. Bëja çdo ditë nga 80-90 mijë lekë xhiro, këto ditë më ka shkuar mbi 150. Për mua është mirë se kam më  shumë fitim, por nuk besoj se do vazhdojë gjatë”, u shpreh njëri prej tyre.

Vendimi i ERE

Me një vendim të datës 15 tetor Enti miratoi që çmimi i ri për pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kË që rriste çmimin e energjisë për këto kategori nga 14 lekë që është aktualisht në 22 lekë/kËh. Ky vendim hyn në fuqi nga data 1 nëntor. Në pik energjia për këto kategori do të paguhet 15 për qind më shumë se çmimi normal çka rezulton në një tarifë 25.3 lekë/kËh.

Enti Rregullator i Energjisë e rriti çmimin menjëherë duke mos menduar për pasojat, ndërkohë që askush nuk mendoi se si do të ndikonte kjo te qytetarët. Kompanitë e taksive vendosën të rrisin çmimet, teksa nuk ka ende asnjë reagim nga Autoriteti i Konkurrencës apo ndonjë institucion tjetër për të dalë në mbrojtje të qytetarëve.

I vetmi që ka bërë një denoncim publik deri më tani është deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili e quajti një vendim arbitrar të ERE, që do të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

Në një video mesazh në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Mundësia thekson se ky vendim godet pikërisht zgjedhjen e shumë qytetarëve për të përdorur automjete shumë më miqësore me mjedisin, në një kryeqytet ku cilësia e dobët e ajrit ndikon në uljen e jetëgjatësisë.

Sipas deputetit Kapri, Qeveria e cila ka shprehur aspiratën se do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, merr vendime aspak europiane, që rëndojnë më së pari në xhepat e qytetarëve të saj dhe cilësisë së mjedisit.

The post Shtrenjtimi i energjisë për makinat elektrike në kurriz të qytetarëve, kompanitë e taksive rrisin çmimet appeared first on Ditar.al.