Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Albin Kurti nuk siguron votat për krijimin e qeverisë

Albin Kurti nuk ka arritur të plotësojë 61 votat e nevojshme për të marrë një tjetër mandat qeverisës në Kosovë. Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re, teksa tashmë përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani. Me shumë gjasë Kosova do të shkojë në zgjedhje të […] The post Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Albin Kurti nuk siguron votat për krijimin e qeverisë appeared first on Ditar.al.

Albin Kurti nuk ka arritur të plotësojë 61 votat e nevojshme për të marrë një tjetër mandat qeverisës në Kosovë.

Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re, teksa tashmë përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani.

Me shumë gjasë Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi asnjë prej partive opozitare nuk pranon bashkëpunimin me Vetëvendosjen.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se propozimi i Albin Kurti nuk mori përkrahjen e tre deputetëve të partisë së tij për shkak të Dimal Bashës.

Basha, që aktualisht ka postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, u propozua për postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, duke lënë kështu të hapur postin e kryetarit të Kuvendit që në fillim e kishte synuar Limaj.

“Është hap i mirë, por i pamjaftueshëm. Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën”, tha Limaj, pas seancës.

The post Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Albin Kurti nuk siguron votat për krijimin e qeverisë appeared first on Ditar.al.