Kosova “mollë sherri” në Kuvend, Balla: Ju keni hallin si të sulmoni Ramën, qëndrimi ynë më korrekti

Ngjarjet e ndodhura përgjatë ditëve të fundit në Kosovë janë kthyer në “mollë sherri”  në Kuvendin e Shqipërisë mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka kërkuar që çështja e Kosovës të trajtohet me urgjencë, ndërsa mazhoranca ka caktuar datën 12 Tetor për të folur dhe për të miratuar rezolutën për Kosovën. Kjo ka sjellë mjaft debate […] The post Kosova “mollë sherri” në Kuvend, Balla: Ju keni hallin si të sulmoni Ramën, qëndrimi ynë më korrekti appeared first on Newsbomb Albania.

Kosova “mollë sherri” në Kuvend, Balla: Ju keni hallin si të sulmoni Ramën, qëndrimi ynë më korrekti

Ngjarjet e ndodhura përgjatë ditëve të fundit në Kosovë janë kthyer në “mollë sherri”  në Kuvendin e Shqipërisë mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita ka kërkuar që çështja e Kosovës të trajtohet me urgjencë, ndërsa mazhoranca ka caktuar datën 12 Tetor për të folur dhe për të miratuar rezolutën për Kosovën. Kjo ka sjellë mjaft debate gjatë seancës së sotme plenare dhe ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij ka theksuar se qëndrimet që vendi ynë po mban sa i përket kësaj situate janë ato të duhurat.

Balla i kërkoi deputetëve të opozitës që të marrin shembull nga kolegët në Kosovë, të cilët sa i përket kësaj çështje kanë folur me të njëjtën gjuhë, ndërsa sipas ministrit halli i deputetëve të opozitës shqiptare nuk është Kosova, por si të sulmojnë kryeministrin Edi Rama.

“Së pari mendoj se harxhimi i më shumë se një orë i kohës së Kuvendit të Shqipërisë, përpjekja për të krijuar situata të papranueshme duke shkuar deri te bllokimi i foltores në një kohë që mesazhi është mesazhi i bashkimit dhe duhet të jeni të qartë se qëndrim i Shqipërisë është i fortë dhe qëndrimet e Ramës janë qëndrimet e duhura në këtë kohë të vështirë. Ajo që më vjen keq është përpjekja e opozitës për të krijuar. E mqns njëri aty tha për ca e bëni debatin. Merrni shembull nga Kuvendi i Kosovës nuk ka debat kuvendi i Kosovës të cilët folën me një gjuhë. Ju nuk keni hallin e Kosovës ju keni hallin se si të sulmoni Edi Ramën. Nuk mund të kenë hallin e Kosovës ata që kanë furnizuar Serbinë me naftë. Për ca e bëni debatin, ju e bëni debatin për të sulmuar qeverinë e vendit tuaj. Qëndrimi ynë është qëndrimi më korrekt ku dënon sulmin dhe natyrshëm për ti gjendur pranë Kosovës”, tha Balla.

 

The post Kosova “mollë sherri” në Kuvend, Balla: Ju keni hallin si të sulmoni Ramën, qëndrimi ynë më korrekti appeared first on Newsbomb Albania.