Socialistët ikin, opozita përmbys karriget dhe “formon” kabinetin e ri qeveritar
Seanca plenare është anuluar ende pa nisur këtë të enjte, me Sali Berishën që ka bllokuar foltoren e kuvendit dhe u është drejtuar mbështetësve të tij përmes një komunikimi “live” në llogarinë zyrtare në Facebook. Debatet e forta dhe gjuha fyese e përdorur mes deputetëve nuk ka munguar, ndërsa pas disa minutash deputetët socialistë kanë […] The post Socialistët ikin, opozita përmbys karriget dhe “formon” kabinetin e ri qeveritar appeared first on Newsbomb Albania.

Seanca plenare është anuluar ende pa nisur këtë të enjte, me Sali Berishën që ka bllokuar foltoren e kuvendit dhe u është drejtuar mbështetësve të tij përmes një komunikimi “live” në llogarinë zyrtare në Facebook.
Debatet e forta dhe gjuha fyese e përdorur mes deputetëve nuk ka munguar, ndërsa pas disa minutash deputetët socialistë kanë braktisur sallën.
Lexo edhe: Berisha e nis “seancën” nga Facebook-u, përplasje e ashpër me Felajn: Mbylle gojën!
Kur kabineti qeveritar dhe deputetët janë larguar, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka marrë kontrollin e Kuvendit dhe ka “formuar” kabinetin e ri qeveritar. Mes ulëseve të ministrave janë parë Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Bledion Nallbati dhe të tjerë.
Ajo që bie në sy nga ky kaos i deputetëve të opozitës, janë dhe karriget e përmbysura dhe të hedhura në tokë të ministrave. Mesa duket “kabineti i ri” opozitar nuk ka nevojë për ulëset e socialistëve që i akuzojnë si pa dinjitet.




The post Socialistët ikin, opozita përmbys karriget dhe “formon” kabinetin e ri qeveritar appeared first on Newsbomb Albania.