Kryeministri kanadez në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump/ Carney: Vendi ynë nuk do të jetë kurrë në shitje  

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku edhe është pritur nga Presidenti amerikan Donald Trump. Të dy udhëheqësit janë drejtuar zyrës Ovale për bisedime të mëtejshme. Sipas Carney ky takim vjen si një përpjekje për të rivendosur një marrëdhënie që është dëmtuar nga tarifat e presidentit amerikan dhe bisedimet për aneksim. [...]Read More...

Kryeministri kanadez në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump/ Carney: Vendi ynë nuk do të jetë kurrë në shitje  

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku edhe është pritur nga Presidenti amerikan Donald Trump. Të dy udhëheqësit janë drejtuar zyrës Ovale për bisedime të mëtejshme.

Sipas Carney ky takim vjen si një përpjekje për të rivendosur një marrëdhënie që është dëmtuar nga tarifat e presidentit amerikan dhe bisedimet për aneksim.

Ndërsa në konferencën për shtyp, Carney ka falënderuar Trump për mikpritjen.

I pyetur lidhur me deklaratat e Trump për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA, Marc Carney ka thënë se “Disa vende nuk janë kurrë në shitje”.

“Nuk është në shitje dhe nuk do të jetë kurrë në shitje, por mundësia është për partneritet dhe atë se çfarë mund të ndërtojmë se bashku”, tha ai.

Megjithatë Trump sërish nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i tij, duke u shprehur: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

/abcnews.al/