Kryetarja e KLP-së mbron Ramën për sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve: Pranojmë kritika nga të gjithë

Pas raportimit për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Kuvend, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, iu është përgjigjur edhe peytheve të deputetëve. Njëra prej pyetjeve kishte të bënte me sulmet publike të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Çuditërisht, në vend që t’u dilte në krah kolegëve, Bogdani ka mbrojtur kryeministrin Rama, […] The post Kryetarja e KLP-së mbron Ramën për sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve: Pranojmë kritika nga të gjithë appeared first on Ditar.al.

Kryetarja e KLP-së mbron Ramën për sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve: Pranojmë kritika nga të gjithë

Pas raportimit për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Kuvend, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, iu është përgjigjur edhe peytheve të deputetëve.

Njëra prej pyetjeve kishte të bënte me sulmet publike të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Çuditërisht, në vend që t’u dilte në krah kolegëve, Bogdani ka mbrojtur kryeministrin Rama, duke thënë se prokurorët e gjyqtarët mund të pranojnë kritik nga të gjithë, pasi kjo është liri e shprehjes.

“Vendimet e gjykatë mund të komentohen, ne nuk jemi imun ndaj kritikave, ajo që mund të theksohet është liria e shprehjes, por bazuar ose kufizuar në çështje që lidhen me interesin publik apo ruajtjen e reputacionit të sistemit të drejtësisë. Të gjitha proceset mund të komentohen brenda kuadrit etik, natyrisht brenda garancive dhe kufizimeve. Ne nuk jemi persona imunë, nëse jemi në një funksion publik dhe standardet e gjykatave europiane të të drejtave të njeriut kanë thënë që duhet ta kesh lëkurën pak më të trashë, mund të suportosh kritika ndaj të gjithë, deri në çfarë mase ndihet pastaj prokurori i kërcënuar kjo është për tu verifikuar dhe trajtuar në nivel institucional. Ne pranojmë kritika nga kolegët e të gjithë”, tha Bogdani.

Kujtojmë se kryeministri Rama pak kohë më parë filloi të sulmonte publikisht disa prokurorë e gjyqtarë, pas disa vendimeve që nuk ishin në interesin e qeverisë së tij.

Këto sulme sollën reagime në Shqipëri dhe shqetësim në BE, pasi me anë të këtyre kërcënimeve kryeministri tentonte të vinte nën kontroll gjyqësorin.

Por mesa duket, për kryetaren e KLP-së ato linçime publike nuk kanë qenë sulme, por vetëm kritika “të shëndosha” që gjyqtarët e prokurorët të punojnë më mirë.

The post Kryetarja e KLP-së mbron Ramën për sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve: Pranojmë kritika nga të gjithë appeared first on Ditar.al.